-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të shumëkërkuar zbresin në Rinas

Kryesoret

Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Shpejtim Halimi, i cili është dënuar me 4 vite burg për përndjekje u ekstardua nga Kosova.

Aleksander Nik-Ramaj u ekstradua nga Kroacia pasi ai është dënuar me 1.4 vite burg për plagosje me dashje.

E. R., 51 vjeç, u ekstradua nga Italia, mbi të rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi E. R., në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion. Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, shtetasi E. R. dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit