-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po ndodh me Shakirën? Këngëtarja shkon shpesh në spitalin e Barcelonës

Kryesoret

Shakira ka shkaktuar shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore, për faktin se javët e fundit ka vizituar shpesh një spital në Barcelonë, sipas podcast-it Mamarazzis, ku gazetaret Laura Fa dhe Lorena Vazquez shprehën shqetësimin e tyre për këngëtaren kolumbiane.

“Ne kemi marrë fotografi, informacione, se çdo javë ajo viziton klinikën Teknon në Barcelonë”.

Ndonëse fillimisht mendohej se arsyeja ishte vizita e babait të saj William Mebarak, i cili së fundmi pësoi një rënie të rëndë dhe aktualisht është duke u shëruar. Shakira nuk po shkon në spital për të atin. Fa dhe Vazquez ishin të bindur se:

“Nuk është për shkak të babait të saj. Ajo nuk ka shkuar të takojë asnjë pjesëtar të familjes dhe është e vërtetë që ka shkuar edhe vetëm. Nuk e dimë se çfarë nuk shkon me të. Ndoshta është thjesht një çështje estetike, që ajo dëshiron të përgatitet për turneun e ri, ose ndoshta është një problem shëndetësor. Nuk e dimë”.

Nga ana e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për këtë çështje, ndërsa ka promovuar këngën e saj të re: “Monotonía”, një këngë që me sa duket ka të bëjë shumë me ndarjen e saj me Gerard Pique dhe u publikua më datë 19 Tetor.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja jeton momente të ndërlikuara në jetën e saj personale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit