-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Propozimi franko-gjerman, Osmani: Ka si qëllim intensifikimin e dialogut

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se në javët në vijim do të zhvillohen takime me ekipet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, për të treguar më shumë detaje për propozimin franko-gjerman lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se ka iniciativa franko-gjerman ka për qëllim intensifikimin e dialogut.

“Shumë çështje kanë qenë të planifikuara që të trajtohen veç e veç në marrëveshje të ndara dhe do të mund të merrnin vite të tëra. Ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm dhe që në mënyrë intensive të tejkalohen dallimet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, “qëllimi i partnerëve” të Kosovës, është që procesi të përfundojë sa më shpejt.

“Asnjëherë, askush nga partnerët nuk ka kërkuuar nga Kosova që të hiqet dorë nga njohja reciproke”.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën për një televizion në Kosovë, se SHBA-ja e mbështet këtë propozim dhe çfarëdo plani që shtetet evropiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit