-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka “gisht” policia te vdekja? Eksperti flet për “5pyetjet.al”: Djallëzia me qesen! U ngeci në dorë

Kryesoret

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Një i ri vdiq në duart e policisë së shtetit. Lear Kurti 32-vjeç e dha frymën e fundit në komisariatin nr. 3.

Tre policë u pezulluan dhe mjekësia ligjore deklaroi se në stomakun e të riut u gjet një qese kokaine duke aluduar se vdiq nga overdoza. Por pikëpyetjet janë të shumta dhe ende nuk ka një përgjigje finale kush ishte shkaku i vdekjes.

Eksperti i rendit, Fatjon Softa në një intervistë për “5pyetjet.al” analizon veprimet e policisë dhe ngre dyshime të forta për rolin dhe qesen që u gjet në stomakun e të riut.

Intervista me ekspertin Fatjon Softa

Si ka mundësi që në 200 metra vrap ka gëlltitur dozën, a e besoni?
Nuk mund të themi se ka gisht policia, sepse do të ishte kriminale. Kjo patjetër që është aksidentale. Atyre u ngeci në dorë. Mua më duket çudi, sepse në 200 metra kishte mundësi ta hidhte. Më lehtë sesa ta kapërdish. Një njeri që merret me aktivitet të tillë, e di që nëse e kapërdin është mbidozë dhe vdes dhe në fund të fundit ai nuk ishte trafikant, por shpërndarës dhe si i tillë nuk dënohej.

Por si përfundoi doza në stomakun e tij?
Dy rrugë janë, ose e kapërdirë…dhe pastaj bëjmë logjikën, sa e madhe ka qenë qesja dhe si mund të kapërdihet kur vrapon. Se nuk ka mundësi, nuk shkon poshtë. Versioni i dytë është që mund të jetë futur. Ai gjatë rrugës mund ta hapte dhe ta derdhte dhe nuk linte asnjë gjurmë. Gjatë vrapit nuk ke mundësi ta gëlltitësh.

Ju besoni te versioni i dytë?
Unë mendoj se versioni i dytë, mund të jetë e futur sesa e gëlltitur. Kjo kërkon analizë. Sa e madhe ishte qesja, a tretet nga stomaku? Nuk është e mundur që stomaku të ketë tretur qesen brenda kësaj kohe.

Por përse mund ta kenë vendosur qesen, çfarë gabimi mund të mbulonin?
E para ka një kohë për autopsinë. Njeri vërtetë vdes, por janë ato indet, për kimi apo shpirt, që brenda pesë orëve të bësh autopsinë!!!! Do minimumi 12-24 orë, pse do të shkosh të bësh autopsinë me vrap. Çfarë kërkonin? Ai mund të ketë vdekur edhe për shkaqe natyrale. Por të jetë doza, edhe mund ta ketë kapërdirë, por problemi është te plasmasi. Nëse plasmasi nuk është i tretur si është hapur? Flasim duke bërë logjikën.

Si përfundim….
Qesja për t’u tretur, stomaku do 5-6 deri në 8 orë për t’u tretur. Varet nga lloji i qeses. Flasim për ushqim normal dhe ndoshta do gjithë natën, jo më për qese ambalazhi. Por pyetja është si shkoi kjo qese në stomak? Një halë peshku dhe ngec. Unë mund ta quaj këtë mister. Vazhdon të mbetet mister. Këtë e dinë policët që e ndaluan dhe ai që iku. Problemi është nëse u vendos me dorë në stomakun e tij apo vërtetë e kapërdiu dhe nëse qesja ishte e çarë dhe nëse ka pasur mbidozë? Momentin që ka vdekur në komisariat, përpëlitjet, duhet të jenë videot dhe kamerat, që duhet t’i vendosen në dispozicion prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit