Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se pa marrëveshjen e arritur me Iranin, konflikti mund të kishte vazhduar edhe për dy vjet të tjera. Gjatë një konference për shtyp në samitin e G7, ai tha se Uashingtoni ishte i gatshëm të vijonte bombardimet për aq kohë sa do të ishte e nevojshme.
Trump paralajmëroi gjithashtu se sulmet mund të rifillojnë nëse Irani nuk respekton kushtet e memorandumit të mirëkuptimit të arritur mes palëve. Sipas tij, SHBA-ja nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime ushtarake në rast të shkeljes së marrëveshjes.
Megjithatë, marrëveshja ende nuk është nënshkruar zyrtarisht dhe as nuk është bërë publike, ndërsa negociatat për finalizimin e saj vijojnë. Administrata amerikane ka theksuar se synon t’i japë fund konfliktit përmes diplomacisë, por ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të presionit ushtarak nëse bisedimet dështojnë.









