-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Xi Jinping poshtëron para të gjithëve paraardhësin e tij, nxirret forcërisht nga salla

Kryesoret

Ditën e sotme u mbyll Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste Kineze. Presidenti aktual arriti të sigurojë një mandate të tretë në krye të vendit komunist dhe doli me më shumë pushtet nga Kongresi.

Por Kongresi nuk kaloi pa incidente, ku disa pamje që kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë ish-presidentin e vendit Hu Jintao duke u tërhequr zvarrë nga Pallati i Popullit kundër vullnetit të tij.

Natyrisht, këto skena shkaktojnë interes mbarë botëror, duke ngritur shumë pikëpyetje. Megjithatë, përgjigjet zyrtare erdhën nga media shtetërore dhe jo nga buzët zyrtare.

Dy arsyet më të mundshme për largimin e tij të detyruar janë se ose ishte një shfaqje simbolike e forcës nga presidenti Xi Jinping dhe fuqia aktuale politike e Kinës ndaj një lideri përfaqëson të kaluarën, ose se Hu Jintao ka probleme serioze shëndetësore.

Media shtetërore në Kinë zgjodhi të jepte shpjegimin e dytë (dhe më beninj), duke vënë në dukje ndër të tjera se Hu Jintao nuk po ndihej mirë…

“Hu Jintao këmbënguli të merrte pjesë në ceremoninë e mbylljes… pavarësisht faktit se ai kishte qenë kohët e fundit duke u shëruar. Duke qenë se ai nuk ndihej mirë gjatë takimit, ekipi i tij, për hir të shëndetit të tij, e shoqëroi në një dhomë ngjitur për të pushuar. Tani është shumë më mirë”, sqaroi Agjencia Shtetërore e Lajmeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit