Një adoleshent, në një përpjekje për ti ikur policisë dhe xhandarmërisë që i ishin vënë pas, ka përplasur një automjet policie, duke plagosur rëndë dy efektivë. Ai u arrestua së bashku me tre pasagjerët e tij, gjithashtu të mitur.
Katër të mitur në një makinë të vjedhur u arrestuan në qytetin francez Villeneuve-sur-Lot (Lot-et-Garonne) natën e mes të premtes dhe të shtunës. Shoferi nuk pranoi të ndalonte dhe u përplas me një makinë policie, duke plagosur dy zyrtarë. Faktet janë filmuar nga një dëshmitar i cili ka postuar videon e tij në rrjetet sociale.
Sipas policisë, gjithçka nisi rreth orës 23:00. Një makinë sapo ishte vjedhur në qytetin Sainte-Livrade-sur-Lot. Një ekuipazh i Togës së Vëzhgimit dhe Ndërhyrjes së Xhandarmërisë (PSIG) ka pikasur mjetin në kërkim, por drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ndalojë dhe ka nisur ndjekjen.
I arratisuri më pas merr drejtimin e Villeneuve-sur-Lot. Policia është paralajmëruar dhe tenton të përgjojë shoferin. Me të mbërritur në një rrethrrotullim në qytet, i dyshuari përplaset brutalisht me një automjet policie, përpara se të bllokohej nga makina të tjera policie. Katër adoleshentët në bord, nga mosha 14 deri në 17 vjeç u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në paraburgim.
https://platform.twitter.com/widgets.js🇫🇷 Refus d'obtempérer à Villeneuve-sur-Lot : un mineur au volant d'une voiture volée percute un véhicule de police et blesse deux agents
— Actu17 (@Actu17) October 22, 2022
►L'adolescent et ses trois passagers, également mineurs, ont été interpelléshttps://t.co/ax1XvfyoZc pic.twitter.com/zUoPlOUFZd