-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U takuam për t’u sqaruar, por…”! Vëllezërit tregojnë si e vranë të riun me kaçavidë

Kryesoret

Dy vëllezërit Saimir dhe Landi Miri 39 vjeç dhe 18 vjeç të arrestuar nga policia në Fushë Krujë për vrasjen e të riu Indrit Ndoji 34-vjeç dy ditë më parë kanë rrëfyer si ndodhi krimi.
Ata deklaruan para policisë së u takuan për t’u sqaruar, por situata agravoi dhe sipas tyre u doli nga kontrolli.

Nuk donim ta vrisnim, situata na doli nga kontrolli. Indriti kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam për të sqaruar një muhabet” mësohet se kanë deklaruar dy vëllezërit.

Policia deklaron se i riu nuk është vrarë me armë zjarri, por me një mjet shpues që dyshohet se është kaçavidë.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive ende të paqarta me 34-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë.

Në konflikt e sipër, dy vëllezërit e kanë goditur “me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar”.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në një kanal pranë shtëpisë. Por policia nuk ka arritur që të zbulojë se ku ka ndodhur ngjarja. Ende nuk dihet nëse dy vëllezërit e ndoqën të riun drejt shtëpisë, apo i dolën në pritë?

Ishte vetë 34-vjeçari që shkoi i plagosur drejt shtëpisë apo dy vëllezërit e qëlluan diku tjetër dhe e dërguan aty?

Dhe në fund kush e hodhi në kanal? Në trupin e viktimës kishte një plagë në këmbën e djathtë dhe për shkak të gjakderdhjes, 34-vjeçari ka humbur jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit