Një qytetar ka tentuar të kalojë rrethimin e krijuar nga efektivët e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme. I riu që i është bashkuar protestës së dytë për Lear Kurtit, kërkoi që të çante kordonin e sigurisë, por u ndalua. Dy efektivët i nxorrën duart para dhe e ndaluan që të futej në rrethim.
Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë.
Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit.