Një shkollë fillore në Misuri të Shteteve të Bashkuara do të mbyllet, pasi u gjet një sasi e konsiderueshme mbetjesh radioaktive në zonën përreth institucionit.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “Independent”, duke cituar njoftimin e bordit të shkollës amerikane.
Gjetja erdhi pas një studimi të bërë nga një grup i pavarur mjedisor.
Ndotja u zbulua në bibliotekë, kafene, fushat e basketbollit dhe kopshtin e fëmijëve të shkollës ku shumica e 400 nxënësve janë me ngjyrë.
Bordi i shkollës ka bërë me dije se mësimi do të vazhdoje online deri në një moment të dytë.
Anëtarët e bordit të shkollës u kërkuan falje prindërve dhe thanë se po punonin me këshilltarët ligjorë për të siguruar “pastrimin e nevojshëm nga te gjitha mbetjet e rrezikshme”.
Takimi u zgjat për shkak të numrit të komenteve nga anëtarët e komunitetit, shumë të cilët ishin shumë emocionues.
Anëtaret e komunitetit e ngritën ndotjen si një çështje të drejtësisë mjedisore dhe i kërkuan bordit të shkollës të shqyrtonte Aktin e Reduktimit të Inflacionit të miratuar së fundi, i cili përfshin financime për të trajtuar në mënyrë specifike ndotjen toksike, e cila prej kohësh ka ndikuar në mënyrë të pabarabartë te komunitetet me ngjyrë.