-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si vdiq Kurti? Prokuroria: Pamjet, dëshmitë dhe kokaina në stomak, po hetojmë policët

Kryesoret

Pas katër ditësh, Prokuroria e Tiranës deklaron se po heton efektivët e policisë për dy vepra penale; veprime arbitrare dhe mos dhënien e ndihmës nga policët për të riun që u vdiq në duar.

Po ashtu, prokuroria thotë se u administruan kartela mjekësore e Kurtit, dëshmia e shokëve të të riut dhe policëve, por edhe pamjet e kamerave nga momenti i konstatimit në lëvizje deri në dërgimin te spitali i Traumës.

Ashtu si AMP edhe prokuroria deklaron se nga akti i ekspertimit kimik ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, “ka prani të lëndës narkotike kokainë”.

Në pyetje do të merren edhe mjekët e “Traumës”, pasi policia deklaron se e çoi të gjallë, ndërsa bluzat e bardha thanë se erdhi i vdekur.

“Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Po kështu, është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje” deklaron prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit