-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-“Kanë borxhe”, ja si të rinjtë shqiptarë punësohen në “shtëpitë e barit” në Angli/ Kush është “Luani i Artë”?

Kryesoret

Së fundmi Daily Mail ka publikuar një artikull i cili tregon në mënyrë të detajuar sesi të rinjtë shqiptar shkojnë në Britani e më pas punësohen në shtëpi bari për të larë borxhet prej prej 5,000 £ që i detyrohen kontrabandistëve që ju sigurojnë bileta.

Një i ri rrëfen rrugën e mundimshme që ka bërë për të mbërritur në Britani. Ai tregon se për tre ditë ka qëndruar në një qendër paraburgimi e më pas është transferuar në një hotel.

“Ne u mbajtëm për tre ditë në një qendër paraburgimi dhe më pas u transferuam në një hotel. Arrita të flas me të afërmin tim që erdhi dhe më mori nga hoteli. Unë jam duke punuar në një shtëpi kanabisi për të paguar paratë që kam marrë hua për të paguar udhëtimin me varkë,”- tha ai.

Një tjetër rrefen gjithë procesin e punës së tyre. Ai shprehet se qëndron 24 orë mbyllur dhe kujdesën për kanabisin.

“Ne qëndrojmë 24 orë të mbyllur në këtë shtëpi. I hedhim ujë bimëve. Kur temperatura është e lartë, i fikim dritat. Kur është ftohtë, vendosim temperaturën. Këto bimë zgjasin 55 deri në 60 ditë për t’u rritur. Kur hymë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, moti u çmend dhe ne u përballëm me valë të mëdha. Uji hyri në varkë dhe ky ishte një rrezik i madh për t’u mbytur,”- tha ai.

Muajin e kaluar, deputetët kërkuan veprim urgjent për të ‘shtrënguar’ rrjetet e kontrabandës së njerëzve që nxjerrin miliona paund nga kalimet e rrezikshme të Kanalit. Thirrjet e tyre erdhën pasi një hetim i fshehtë në Daily ekspozoi një gangster shqiptar që drejtonte hapur tregtinë eë Dunkirk. I njohuri si “Luani i Artë” fiton rreth 1 milion paund në javë duke dërguar emigrantë në Britani me gomone të dobëta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit