-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Rusia po i merr dronet Iranit dhe po i dhuron…

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se beson që Rusia mund të jetë duke paguar dronët iranianë, me ofrim të ndihmës për programin bërthamor të Iranit.

Duke iu adresuar një konference të organizuar nga e përditshmja izraelite, Haaretz, Zelensky ka përsëritur kërkesën e tij ndaj Izraelit për pajisje për mbrojtje raketore, “Kupola e Hekurt”.

“Ushtria ukrainase është duke mposhtur rusët në fushëbetejë, mirëpo fatkeqësisht, ne nuk kemi Kupolat tona të Hekurta. Ne ende nuk kemi një sistem raketor efektiv e modern që do të siguronte hapësirën tonë ajrore”, ka thënë ai.

“Pasi i kanë mbaruar raketat e veta, Rusia është duke kërkuar armë nga shtetet tjera”, ka thënë Zelensky.

“I ka gjetur në Iran. Kam një pyetje për ju: Si e paguan Rusia Iranin, sipas mendimit tuaj? A është Irani i interesuar në para? Me siguri që jo, por në ndihmën ruse për programin bërthamor të Iranit”, ka thënë ai.

Moska dhe Teherani kanë hedhur poshtë zërat për marrëveshje për armët, mirëpo ka të dhëna që qindra dronë, që Rusia ka nisur mbi Ukrainë, janë të prodhuar apo dizajnuar nga Irani./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit