-sidi education-spot_img
26.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po i përgatit Lubisë arratisjen!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë, detyrim paraqitje për dosjen Partizani, pas daljes së tij në ambientet e jashtme të prokurorisë foli për planin që po përgatit Kryeministri Edi Rama për deputeten Belinda Balluku, kjo e fundit e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Fjala e Berishës

Tani prirja ime është të shoh para. Të shoh para sepse një kapitull i jetës time u mbyll me një betejë të imponuar, por në një betejë në të cilën unë ndoqa me vendosmëri rrugën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.
Jo vetëm times, por të gjithë atyre që më kishin votuar dhe më kishin besuar.
Mendoj se pyetjen Edi Ramës, a do e kalosh apo jo Atlantikun, në një kohë kur ai … e keni marrë vesh, po i përgatit Lubisë arratisjen.
Po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara.

Janë burime të mirëinformuara!

Sepse mendon se mos po i sjellin ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër.
Po ky është vetëm një informim, e kam nga burime të besueshme. E them këtu, po ua them këtu, nga burime të besueshme.
Nuk them dot 100% e vërteta se… po por burime që në të vërtetë janë burime të besueshme, janë serioze.
A po e përgatit dhe për vete ai këtë? Ju garantoj që edhe mbrapa diellit po të shkojë, do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer.

Berisha del nga SPAK-u dhe i bie Dumanit: Xhelatë, armiq dhe vrasës!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit