Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot në Gjykatën e Posaçme ku të pandehurit u rrahën mes tyre me grushte në mes të seancës gjyqësore.
Kristi Bushgjoka ka goditur me grushte Petrit Çakrrin. Por si nisi përplasja? Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë duke iu drejtuar trupit gjykues: Me leje gjyqtar.
Gjyqtari ka menduar se Kristi do merrte fjalën por ai menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrrit, duke e sulmuar me grushte, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka.
Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakrrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakrri ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës.
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi në korrik të vitit 2025 dhe dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës.









