Emanuel Metaj është arrestuar nga policia e Fierit, këtë të martë. 25-vjeçari mashtroi një tjetër shtetas dhe i mori mjetin tip “BMW”.
Mjeti kishte një defekt dhe Metaj u hoq si mekanik, ai i premtoi pronarit që do ta rregullonte atë në servis, por në fakt i mori makinën dhe s’ja ktheu më.
“E. M.(H)., 25 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin tip “BMW”, me pretendimin për ta riparuar në një servis dhe nuk ia ka kthyer më,” ka njoftuar policia.