Policia e Tiranës ka arrestuar një 49 vjeçar dhe ka shpallur në kërkimin një tjetër pasi u kapën duke vënë baste sportive.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. U në Shkozë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit A. R dhe E. L duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. R 49 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A. U 36 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.