Kristo Gjoka është arrestuar nga policia e Vlorës për falsifikim dhe dokumentesh për të përfituar rreth 6 mijë metra katror tokë në bregdet, vlera e të cilës shkonte në 1.8 milionë euro.
Gjoka, rreth 3 vite më parë ka kërkuar tokën në Jalë, të cilën ja kishin marrë pa të drejtë. Aso kohe ai u shpreh se ka 30 vite që pret ta gëzojë atë pronë pasi sipas tij ia kishte marrë biznesmeni Alban Xhillari. Ai paditi 13 persona që donin t’ia merrnin pronën.
Avokati i tij është shprehur se në këtë ngjarje janë të përfshirë 3 drejtorë të Kadastrës në Vlorë, 3 nëndrejtorë dhe 23 juristë.
Skema si u falsifikuan dokumentet, sekuestrohen 6 mijë metra tokë në Himarë