Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për devijim të qarkullimit për shkak të ndërtimit të Lotit të 3-të të Unazës së Madhe.
Ndryshimi do të fillojë këtë të shtunë (29.10.2022) në segmentin rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta te rreth rrotullimi Shqiponja.
“Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”, ka njoftuar ARRSH.
Për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta “aksi kryesor” nuk do të ketë ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore.