Marrëveshja opozitare mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është ironizuar nga maxhoranca. Më saktësisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka krahasuar marrëveshjen e sotëm me takimet në emisionin “Përputhen”.
“Ai momenti tek Perputhen kur dy konkurrentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë. Urojmë të përputhen”, ka shkruar Balla.
Ditën e sotme, gjatë marrëveshjes të dyja palët si Berisha dhe Meta janë pyetur nëse është e moralshme të bëhet një marrëveshje e tillë, kur të dy kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin. Berisha e ka konsideruar të shitur për 700 mijë euro dhe Meta e ka sulmuar nga i biri duke thënë që ka foto me Dritan Dajtin.