-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

137 fluturime me charter? Rama: Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot akuzave të opozitës për fluturimet me charter. Ai hodhi poshtë pretendimet e Sali Berishës se ka shpenzuar 22 mln euro nga buxheti i shtetit me fluturimet me charter. Kreu i qeverisë u shpreh se shpenzimet private i ka paguar vetë dhe jo me buxhetin e shtetit.

Në dokumentet që nxorën dje hakerat janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, 137 janë me charter, por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. “Gënjestrat, sajesat, fabrikimet dhe përsëritja e tyre kanë avantazhin që ka rrena në krahasim me të vërtetën.

Tek ajo taksia ime. E vërtetë që qysh prej 2020 kur morëm presidencën e OSBE kemi bërë një marrëveshje me Air Albania-n për dhe interesin e Air Albania për promocion për të pasur një avion për udhëetimet e punës, jo privatet që unë bëj shumë pak që i bëj me shpenzimet e mia kur dalim ndonjëherë me të shtëpisë.

Marrëveshja është ripërtërirë e ndryshuar. Nga kush do ta dëgjoni jo nga hijena non grata se hijena vet ëshë on grata por kur bëhet e non grata pastaj është llahtar fare. Imagjino hijenë që nuk shihet dot me sy vetë. Hijen spiun më keq akoma dhe hijenë dhe spiun. Janë dhe ca hijena të tjera që bëjnë kujisjen. Ata i bëjnë llogaritë me charterat që marrin vetë. Janë gjëra që sidoqoftë do sqarohen të gjitha, por do hash dynjanë se e ke rrugën e mbushur me hijena.

Por s’kanë faj se janë në prokurori për evazion me miliona dhe prokuroria nuk i prek me dorë. Tek taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat se kanë fatura të paguara dhe interesante është që pavarësisht se kemi këtë shërbim unë si km i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi.

Domethënë për një udhëtim të hijenës, kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra. Për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta e janë shifrat e faturat të gjitha nuk është me muhabete” tha Edi Rama.

VIDEO-Berisha: I nxori Veliaj? Rama 22 mln euro për charter, ik para protestës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit