-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cili vend evropian mund të jetë objektivi i ardhshëm i Putinit?

Kryesoret

Mijëra protestues u mblodhën para pallatit presidencial të Moldavisë muajin e kaluar dhe kërkuan largimin e presidentes properëndimore, Maja Sandu. Mirëpo, nuk e bënë për shkak të pakënaqësisë personale, por pas çdo gjëje qëndron rryma ruse, e cila prej vitesh është partia më e fortë opozitare në këtë vend dhe që tani bashkë me FSB-në ruse duan të rrëzojnë qeverinë dhe këtë vend duan ta destabilizojnë plotësisht.

Siç shkruan Washington Post, njeriu që qëndron pas demonstratave është Ilan Shor – lideri i partisë opozitare në ekzil në Izrael – i cili merr urdhra direkt nga Moska.

Gjithashtu, një politikan i lartë rus vlerësoi Shor si një “partner të denjë afatgjatë” dhe madje i ofroi rajonit të Moldavisë të udhëhequr nga partia e Shor, një marrëveshje rreth gazit rus me kosto të ulët.

Dokumentet – pjesë e një grumbulli materialesh të ndjeshme të marra nga inteligjenca ukrainase dhe të parë nga The Washington Post – tregojnë se si Moska vazhdon të manipulojë vendet në Evropën Lindore edhe pse fushata e saj ushtarake në Ukrainë përfundon.

Fondet për zbatimin e tyre merren nga kanale të ndryshme. FSB kanalizoi dhjetëra miliona dollarë nga disa prej kompanive më të mëdha shtetërore të Rusisë për të ushqyer një rrjet politikanësh moldavë dhe për të riorientuar vendin drejt Moskës, tregojnë dokumentet.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit