Pasuri me vlerë 3 milion euro i janë konfiskuar një 31-vjeçari.
Emiljano Shaga ka rezultuar i dënuar në Angli, Holandë dhe Shqipëri, për këtë shkak dyshohet se pasuria është vënë nga punë të pista.
Banues në Peqin, ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive. Po ashtu, është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.
Konkretisht, në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur konfiskimi i pasurive si më poshtë:
Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;
1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;
2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;
1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;
1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.