Baki Mustafaraj, 53 vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës këtë të premte. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritet pasi në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë.
Polica nga përgjimet ka lokalizuar vendndodhjen e këtij të fundit dhe e ka arrestuar. Mustafaraj është dënuar nga gjykata me 3 vite burg.
“Është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë.
53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”,” ka njoftuar policia.