Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të premte. Ata u ndaluan nga policia dhe iu gjetën sasi kokaine.
“- A. T., 23 vjeç, A. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekusetruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë,” ka bërë me dije policia.
Po ashtu një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, është arrestuar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim Flamur Dema, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,” ka bërë me dije policia.