-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të rinj dhe të moshuar! Sherr masiv në Përmet

Kryesoret

Tre persona, mes tyre një 70-vjeçar janë plagosur si pasojë e një sherri duke përfunduar në spital. Dy persona janë shoqëruar në komisariat dhe një është shpallur në kërkim pas ngjarjes. Motivet ende nuk dihen.

“Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij” mbyllet njoftimi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit