Ligjvënësit e Bashkimit Europian finalizuan marrëveshjen që dikton emetime zero për makinat e furgonët e rinj brenda një dekade, një ujdi kyçe kjo e cila e vendos Europën në trajketoren e një ardhmeje të mbizotëruar nga automjetet elektrike.
Parlamenti Evropian, që përfaqësohej në këtë rast nga ligjvënësi holandez Jan Huitema, dhe Këshilli i BE-së, i përfaqësuar nga mbajtësja aktuale e presidencës europiane, Çekia, arritën marrëveshjen pas diskutimesh të gjata.
Fillimisht, ky u konsiderua si një nga propozimet legjislative me polemizuese të të ashtuquajturës Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, por dosja e standardeve të CO2 përparoi me shpejtësi, duke zënë vendin e parë të paketës së miratuar nga shtetet anëtare dhe Parlamenti. Legjislacioni kërkon që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në BE të kenë emetim zero deri në vitin 2035, çka ndalon efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ??dhe naftë që funksionojnë me teknologjinë e motorëve me djegie.