Deputeti i Partisë Demokraike, Ervin Salianji në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për reformën territoriale. Ka akuzuar qeverinë se e ka përqendruar pushtetin lokal në duart e njerëzve të krimit.
Si e keni bërë ndarjen, e thoni ndahet me copëza e keni ndarë pushtetin me njerëz që i keni me rekorde kriminale, përdhunues.
Dilni e thoni kemi dhënë zgjidhje, por cila është zgjidhja. Asnjë investim në fshatin më të madh të zonës, në asnjë prej fshatrave, bashkinë e Korçës, po ku i vjen radha fshatrave të marrin shërbim kur Korça vetë është e ndarë me thikë, diskriminim masiv, lagjet kryesore më të populluara të lëna për shkak të diskriminimit.
Do t’ju marrë para populli se e keni barë baltë”, tha Salianji.