Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion duke kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve.
Kontrollet janë bërë kryesisht në katin e pestë të një pallati.
Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, me qëllim hapjen e një porte.
Nuk ka ende detaje në lidhje me këtë operacion policor.









