Deputetja e PD-së Dhurata Çupi në Kuvend është shprehur për ndryshimet e reformës territoriale.
Ajo tha se reforma e 2014 ka dështuar dhe se PD e ka treguar histori suksesi për sa i përket kësaj reforme.
“Tani kemi 61 bashki dhe 12 qarqe. PD kundërshton këtë reformë, pasi ka në fokus interesin politik të PS. Ne kërkuam që ky proces të merrte kohën e duhur dhe e kundërshtuam me votë.
Shumica e bashkive po vuajnë për shkak të mos shpërndarjes së duhur dhe efektive të buxhetit.
Ne jemi përpjekur të ofrojmë një propozim të plotë dhe të detajuar, pas reforma u bë e njëanshme,” është shprehur ajo.
PD, në komisionin e “Territoriales” ka kërkuar 33 bashki më shumë, në bazë të propozimit të Aliebajt.
VERSIONET/ Ku ndahen Berisha, Alibeaj dhe Rama për bashkitë e reja