-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

150 mijë euro për ta hequr qafe hasmin! Kush është “brokeri” që kërkon Belgjika?

Kryesoret

Autoritetet belge i kërkojnë drejtësisë shqiptare informacion lidhur me dosjen e Kevin Zenelit, i cili njihet edhe me mbiemrin Suçi. Ai kërkohet nga belgët si autor i atentatit ndaj Erjon Hasanbellit të ndodhur në Belgjikë.

Por si u zbulua emri i tij dhe lidhja me atentatin në “Don Bosko”?

I riu Kevin Zeneli dhe roli i tij në vrasjen e ndodhur në “Don Bosko” në fillim të këtij viti u zbulua nga dy vëllezërit e penduar Gentian dhe Indrit Beqiraj që treguan vrasjet me pagesë.

Sipas dy vëllezërve, Zeneli ishte ura lidhëse mes tyre dhe Kasandër Nogës, i cili kishte porositur vrasjen e Geron Hasenbelliut.

23 vjeçari ishte killeri i besuar i Kasandër Nogës, (i arrestuar në Belgjikë) i cili porositi dy atentate në vendin tonë.

Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj duke u dhënë 150 mijë euro për kokën e Geron Hasanbelliun dhe dy nipërit e tij.

Dy vëllezërit deklaruan se e ndoqën shënjestrën në “Don Bosko” por në fund hoqën dorën dhe në këtë moment Zeneli e mori vetë përsipër punën për porosinë e Nogës, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të këtij viti. Në mes, si ndërmjetës ka qenë Kevin Zeneli.

Kasandër Noga, është autori kryesor i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel teksa është arrestuar në Vjenë.

Ndaj Erion Hasanbelliut u qëllua me 6 plumba në Belgjikë dhe dyshohet për hakmarrje. Në këtë ngjarje dyshohet se mori pjesë edhe Zeneli.

Për këtë arsye, autoritetet belge kërkojnë informacion mbi skedën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit