Spartak Dyrmishi është dërguar përpara drejtësisë greke. Mbrëmjen e djeshme ai u arrestua në Vlorë dhe në orët e para të ditës së sotme u dorëzua në Kakavijë te pala greke.
Më pas shqiptari është dërguar përpara prokurorit. I arrestuari nuk ka pranuar të thotë asgjë, ndërsa është shfaqur e ngrirë në fytyrë, shkruajnë mediat greke.
Më pas, me kapuç në kokë dhe anti-plumb, duke çaluar shoqërohet nga efektivët nga gjykata në makinë për t’u dërguar në qeli.
Shqiptari akuzohet për një përdhunim dhe një në tentativë. Pas ngjarjes u arratis në atdhe por u arrestua.
“Po fshihet këtu”! Si e “dorëzuan” fqinjët vlonjatin që kërkonte greku?