Sot pedagogët në orën 16:00 kanë paralajmëruar nisjen e grevës së urisë për rritjen e rrogave. Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se rritje tjetër përveç 7% nuk do të ketë. Sulmi ishte i hapur.
“Një çetë brenda trupës, një pakicë nën drejtimin e një Shiksi, që ka uzurpuar sindikatën e ashtuquajtur të pedagogëve dhe del me ultimatume.
Grevë urie për rroga mund të bëjnë vetëm njerëzit pa fe, atdhe, flamur. Shiksi që urdhrat i merr nga Foltorja e baltës. Greva e urisë është institucion që luftohet për të drejta themelore dhe jo për rroga” tha ai.
Pedagogët kërkojnë rritje 50% për dy vite, 30% vitin e parë dhe 20% të dytin.