Pasditen e sotme në orën 16:00 pedagogët do të nisin grevën e urisë. Qeveria nuk bën asnjë hap pas për ngritjen e pagave përveç 7%. Rrugë të mesme nuk ka dhe pedagogët do të futen në grevë.
“Të mërkurën, datë 2 nëntor 2022, ora 16:00, të gjithë të jemi këtu së bashku në sheshin e Lëvizjes Universitare, përpara UPT në shenjë solidariteti për të gjithë ata bij e bija patriotë që kanë marrë përsipër këtë akt ekstrem të rezistencës paqësore me synim shpëtimin e Arsimit të Lartë nga shkatërrimi dhe Shqipërisë, nga shpopullimi” tha kryetari i Sindikatës së Pedagogëve të Universiteve, Aleksandër Kovaçi. Kryeministri Edi Rama e quan Kovaçin “Shiks” që merr urdhra nga Sali Berisha.