Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në protestën e 16-të, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, nga ku më pas nis marshimi drejt Kryeministrisë.
Protestuesit vijojnë të mbajnë qëndrime kundër qeverisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, në protestën e djeshme, pjesëmarrja ishte masive, me një marshim që u shtri deri në rrugën e Rinasit, përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, ku qytetarët protestuan paqësisht me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”.
Protesta e 14 qershorit zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u cilësua nga pjesëmarrësit si një nga më të mëdhatë deri tani.









