-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i mbushi bananet me drogë? Flet administratori! Trafiku bëhet “sheshit” fare

Kryesoret

Policisë së shtetit ditën e sotme iu “sos” durimi duke shpallur në kërkim Presidentin e firmës “Zico” të “Banaking” Trifon Murataj, pasi mbrëmjen e djeshme u zbulua një ngarkesë me 33.5 kg kokainë në portin e Durrësit.

Lënda narkotike e nisur nga Ekuadori mes bananeve u zbulua pas sinjalizimit nga agjencitë e huaja, dyshohet DEA. Tre u prangosën, administratori i kompanisë Petrit Demishaj 57 vjeç që akuzohet për trafik droge dhe dy punonjës të portit, pjesë e skanerit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

“5pyetjet.al” mëson se administratori nuk e ka pranuar akuzën. Ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për drogën mes bananeve. “Unë porosita banane. Nuk kam dijeni për lëndën narkotike që është gjetur” është shprehur ai.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e autoriteteve këtë herë ishte fakti se droga nuk ishte fshehur në pjesët frigoriferike të kontejnerit, apo në tavan ose dysheme, por hapur fare ishte futur mes bananeve.

“Gjigandi’ i bananeve në kërkim! Kush është Trifon Murataj i BanaKing?

Të arrestuarit:

Petrit Demishaj 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Alban Naziraj 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”;

Artur Sevdaraj 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj 53 vjeç, banues në Tiranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Banane apo kokainë? DEA e zbuloi 8 vite më parë, por pse s’u arrestua “kurrë” Trifon Murataj?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit