Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar pasi sipas tij po tenton që të konfiskojë flamurin e PD-së.
“Kemi problem vetëm me Edi Ramën dhe asnjë tjetër. Ai kërkon në një akt prej burracaku, akt të ulët që nuk e bën dot të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipëri. Ky është problem që e kemi me Edi Ramën” tha ai.
Kryetari i PD-së kishte një përgjigje edhe për ata që e akuzojnë për shpenzimet.
“PD në të gjitha takimet e saj, përveç, 3-4 në hotele dhe një në një qytet, që të gjitha i ka pasur gratis dhe kjo solli një sherr të madh mes Ramës dhe bashkiakëve, pati ndërhyrje të paskrupullta nga guvernatorja (Yuri Kim) si mund të ndodh kjo.
Bashkitë kanë një sallë, ua ofrojnë forcave politike për aktivitete dhe kjo është e vërteta e atyre shpenzimeve” tha ai.
LIVE-Berisha: Lista e arsyeve përse po largohen shqiptarët drejt Britanisë