-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Sa më shumë zbulojmë të kaluarën, gjejmë lidhjen me Evropën

Kryesoret

Studimet e mia, sikurse është rasti në këtë libër të botuar në Francë, që në shqip e gjeni pak a shumë, sigurisht jo të gjithin, te botimi NJERIU FËMIJË, botuar nga Papirus, më kanë bindur se thelbi i kulturës filozofike, intelektuale, artistike, fetare, qe ne trashëgojmë është në origjinë, dhe në vazhdimësi, përtej disa rreckave që kanë dashur ta mbulojnë gjatë historisë, krejtësisht, krejtësisht, krejtësisht, evropian.

Detyra e intelektualit është që këtë xhevahir ta nxjerrë nga balta ku e kanë futur lloj lloj sharamanësh, propagandistësh që duan ta izolojnë Shqipërinë nga Evropa, qëllimtarësh maskarenj politikë që izolimin kulturor në shekuj e kanë pasur themelin e pushtetit të tyre dhe për realizimin e qëllimeve të mbrapshta!

Sa më shumë të gjejmë rrënjët e traditave tona kulturore aq më shumë jemi evropianë, dhe sa më shumë hapemi ndaj kulturës evropiane, aq më shumë zbulojmë traditat tona kombëtare!

Kjo është detyra e intelektualit dikur edhe sot! Të kapërcejë izolimin që na imponohet si strategji e dëmshme kombëtare, që na mban pas halleve të ditës, pas qerres të politikës mediokre, pas delireve gjoja globaliste, pas qerres së interesit për ndonjë copë krodheje buke!

Ata që emigrojnë ku shkojnë ? Në Evropë? Shkojnë në vendin e natyrshëm si kurse shkon uji i burimit drejt detit! Kur e kanë penguar të gjejë Evropën në Shqipëri, nuk bën dot tjetër por ta marrë me vete një copë Shqipërie në Evropë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit