-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga transporti publik falas, te rritja e pagave për mësuesit dhe ulja e çmimit të energjisë/ Berisha nis premtimet elektorale!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet do të ndërmarrë një sërë hapash të domosdoshëm për të rimëkëmbur vendin.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Astirit dhe Kombinatit, ku tha se sot një mësues do 8 vite për të nisur punë. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij, nga viti 2008-2010 u rikthyen në Shqipëri 180 mijë familje.

‘Banorët e Bubqit flenë ende në çadra’: Berisha: Spitalet s’kanë ilaçe, Rama harxhon 22 mln euro për udhëtime me charter!

“Transporti publik do të subvenciononet 100 % nga qeveria. Kam simpatinë më të madhe pë rata të cilët mbrojnë kauzat e drejta. Propozimet tuaja për këshilltarët dhe administratorët janë shumë të drejta dhe do të trajtohen me përparësi. Çfarë bëri Edi Rama për të treguar se është i biri i të atit. Dilte në televizor me hekura në dorë. Arrestoi për çështje civile 38 mijë qytetarë.

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e fuqishme, e paparë ndonjëherë në Tiranë!

E vërteta është që ka mbjellë frikë. Frika është ajo që çdo demokrat duhet të përballet çdo ditë. Ju thatë se vajza iku, sot një mësues edhe më i afti, për të gjetur punë duhet të rrijë 8 vite. Profesioni më i vështirë është i mjekut. Nuk kërkon më shumë se 8 vite për të nisur punën. Kurse në Shqipëri mësuesi duhet të kalojë 8 vite për të filluar punën. Do marrin fund këto.

Mësuesit do të kenë statusin e nëpunësit civil. Ne i mbi-dyfishuar rrogat e mësuesve. Kjo është e domosdoshme. Arsimtari u bë një profesion i preferuar. Do e vendosim mësuesin në piedestal. Do të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Pa diskutim që ka plan për afrimin e atyre që janë larguar? Po ka plan, është i vështirë, por është optimist. Në vitin 2008-2010 u kthyen 180 mijë familje në Shqipëri. Qeveria do heqë menjëherë bordet e çmimeve.

Berisha ‘Foltore’ me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës: PD sot, forcë opozitare më e fuqishme se kurrë!

Nuk mund të ekzistojë fasha 800kwh. Prek 60% të popullatës shqiptare. Shqipëria ka prodhuar edhe këtë vit, 100% të energjisë që i duhet.  Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë tek 7 lekë. Po ashtu, garantoj tek familjarët se nuk do ketë kurrë një fasho me 800kwh. Garantoj se çmimin e energjisë do e bëjmë nga 95 në 76 lekë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit