-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimi i serbëve/ Nga Kurti, tek Osmani, reagimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar manovër politike tërheqjen e listës serbe nga institucionet e Kosovës. Ai tha se me këtë akt, presidenti serb Vuçiç tregoi se nuk ka qenë i sinqertë me SHBA dhe BE.

Nga ana tjetër kabineti i presidentes Vjosa Osmani është shprehur se largimi nga institucionet është shkelje e marrëveshjeve të arritura. Serbët u tërhoqën pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të policisë për veriun. Ky i fundit, i cili nuk pranoi të zbatojë vendimin e Prishtinës për targat.

Përfaqësuesit serbë kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ishte i pari që dha dorëheqjen nga detyra si ministër i qeverisë së Kurtit.

“I drejton ‘mami’, i njohur i Aleksandër Vuçiç“/ Mediat në Kosovë: Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it në Veri!

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës. Por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori e policia. Po ashtu edhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, tha kryetari i Listës Serbe.

Këtyre zhvillimeve i parapriu shkarkimi i drejtorit të policisë për rajonin verior, Nenad Gjuriç. Ky i fundit i pezulluar për shkak se nuk pranoi të zbatojë vendimin e qeverisë së Prishtinës për targat serbe. Targa, të cilat nga 1 nëntori konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se vendimi për largim të serbëve nga institucionet e Kosovës i ngjan aktit të nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Sipas tij, “Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës”.

Ai ka theksuar se me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë.

‘Mos u kthefshin kurrë!’/ Ish-ministri serb, për largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës: Ikën peshqit!

Kryeministri Albin Kurti e lidhi këtë zhvillim me vendimin për ndalimin e targave serbe që po zbatohet nga 1 nëntori. Ai ka akuzuar direkt Presidentin serb Aleksandër Vuçiç se ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët. Sipas tij, Vuçiç shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd ndaj edhe Serbia po bëhet vegël e Kremlinit.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës ka kujtuar se në qeverinë dhe Presidencën e Serbisë ka njerëz të lidhur me Millosheviçin. Duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe serbët, Kurti u ka bërë thirrje të mos i bojkotojnë e braktisin institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit