Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në Samitin e parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se Qeveria e Kosovës i përkrah komunitetet.
Ai shtoi se duhet angazhim i institucioneve që të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë, dhe të mos ketë diskriminim.
“Na duhet angazhim që të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë. Pra na duhet përgjegjësi institucionale dhe shoqërore. Ka ende shumë sfida dhe se gjendja e komuniteteve nuk është i mirë si nga gjendja e diskriminimit dhe ekonomisë.
Si kryeministër pa dallime angazhohem për të gjithë njëlloj por më së shumti për ata që kanë nevojë. Institucionet tona mbetën të angazhuara për të ofruar mundësi të barabarta. Po punojmë bashkë për të përmbushur programin e qeverisë, ku në këtë kemi ndarë bursa për 100 nxënës në fakultet të edukimit, që të kemi mësues dhe mësuese që më pas t’i mësojnë të tjerët”, tha Kurti.
Kryeministri përmendi edhe ndarjen e 500 bursave për studentë e tjerë dhe punëisimin e tyre në institucione.
“Kemi ndarë edhe 500 bursa për studentet e tjerë. Punësimin e tyre në institucionet publike. Edukimi dhe punësimi janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin. Ne jemi solidarë më atë që përpiqet për të drejtat. Fakti që njerëzit janë të ndryshëm nuk do të thotë që nuk jemi të barabartë. I’u garantoj se Qeveria jonë do t’iu qëndrojë krahë për krahë komuniteteve”, tha Kurti./Telegrafi