-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga se vuajnë Veliaj e Rama? Ilir Alimehmeti jep diagnozën e një mjeku!

Kryesoret

Ilir Alimehmeti zyrtarisht do të kandidojë për drejtimin e Tiranës nën ngjyrat blu. Ai u pyet nëse ka një diagnozë për disa nga figurat politike. Ndër to ishte kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-Presidenti Ilir Meta apo dhe Belind Këlliçi.

Për Edi Ramën, doktori nënvizoi se “vuan nga vetizolimi. Duke e parë veten jo pjesë të komunitetit po të izoluar për lart. Pra dikush lart është shumë poshtë, situata e tij zgjidhet brenda personit. Është një gjendje… nëse personi nuk është në gjendje ta pranoj, është i vet shkaktuar, duhet të shohi brenda. Të bëj një introspeksion, ne duhet të punojmë për njëri-tjetrin, jo nga lart-poshtë”.

Ndërkohë për Sali Berishën pohoi se kërkon të bëj një hapje. Kupton që ka një situatë ku ka një ngushtim situatash, emrash të rinj. Sipas tij, ky është shërimi që po kërkon Berisha.

Për Ilir Metën: “Ka arritur gjithë nivelet, kulmet, çdo post që është i mundur. Duhet të quhet i vetpërmbushur, madje që në moshë shumë të re, është nga rekordet. Ndoshta e vetmja gjë që është, është logjika, se njeriu kur arrin gjithçka nuk ka një objektiv më lart”.

Një tjetër emër që është lakuar për kandidim për Bashkinë e Tiranës është Belind Këlliçi. Për këtë doktori tha se është një djalë i ri, i shkëlqyer që ka dhënë kontribut, por duhet që në një moment mentorët të qëndrojnë për një çast më lart që fidani të rritet në hapësirën e tij.

“Ka nevojë për pak hapësirë, të krijoj atë unin e tij sepse i ka të gjitha mundësitë që të ketë linjën e vet.”

Teksa komentoi Erion Veliaj tha se ka më shumë prezencë seç duhet, kur në fakt ka më shumë punë se sa të jetë kudo ku mbillen bimët apo fidanët.

“Askush nuk e ka aftësinë e kudondodhjes, qeniet hyjnore, librat e shenjtë, njerëzit e thjeshtë, të vdekshmit e thjeshtë duhet të jenë sa më të thjesht përpara Zotit, të bëjnë punën e tyre sepse janë zgjedhur për këtë, jo për të mbjell fidanë apo vendosur gurë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit