-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është deputeti i radhës i PD që i bashkohet Primareve? Do të garojë për Bashkinë e Vaut të Dejës!

Kryesoret

Një tjetër politikan i është bashkuar procesit të primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Deputeti i PD-së, Zef Hila ka konfirmuar se do të garojë në procesin e primareve për bashkinë e Vaut të Dejës.

“Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve. Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës” – shkruan Hila ndër të tjera.

Këtë e ka konfirmuar vetë demokrati me anë të një postimi në Facebook. Deputeti i PD-së thotë se arsyeja kryesore e kandidimit është për qytetarët dhe mbështetësit e tij. Kujtojmë se më herët, Zef Hila ka qenë kryetar bashkie në Vaun e Dejës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit