-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindita Toma shpall kandidaturën për primaret në Kurbin

Kryesoret

Ditën e stome PD ka prezantuar një tjetër kandite për zgjedhjet lokale të viti që vjen. Lindita Toma do të kandidatoj në Primare për Bashkinë e Kurbinit.

“Të dashur miq,
Unë jam Lindita Toma, lindur dhe rritur në qytetin e Laçit.
Kam mbaruar Shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë, më pas ndoqa studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Kontabilitet, ku edhe përfundova Masterin Profesional Kontabilitet-Auditim.

Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë.

Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.
Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas,
do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin,
do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët.

Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët Kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim.
Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit tim janë:

1. Punësimi i të rinjve
2. Vlerësimi i intelektualëve
3. Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe
4. Përkrahja e qytetarëve në nevojë
5. Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin
6. Zhvillimi i turizmit
7. Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin
8. Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh,” tha Toma në fjalën e saj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit