Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh sot në Kuvend se qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë një analizë planit në veri të vendit për çështjen e targave dhe se nëse s’po ecën duhet ta ndërrojë atë.
“S’është marre me i bë analizë planit. Pse qeveria vetë-hidhërohet? Pse lyp faj e ne tjerët kur i ka përgjegjësitë?
Bëje një analizë, nëse plani nuk shkon në drejtimin e duhur nuk është marre, nuk po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat.
Gjithë njerëzit racionalë veprojnë kështu, edhe qeveritë e superfuqive”, tha Haradinaj.