-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon ministri serb: Nëse dërgohen policë shqiptarë në veri do ketë pasoja të rënda

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç tha se sigurimi i paqes në Kosovë “është obligim i KFOR-it dhe vlerësimi i tyre është se sa fuqi punëtore dhe armatim nevojiten për këtë”.

Ne shikojmë KFOR-in si një faktor që duhet të mbrojë dhe garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Sidomos tani, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet në Kosovë, ai nuk duhet të lejojë që Kurti të dërgojë policë të kombësisë shqiptare nga jugu për të zëvendësuar policët serbë sepse do të ishte një rrugë me pasoja të paparashikueshme”, tha Vuçeviq për Veçernje Novosti.

Vuçeviq tha se Serbia nuk dëshiron luftëra.

Ne nuk duam që të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime, për dialog, nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur, të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të flasim, të ulemi në tryezë në vend që të qëndroni në istikame”, tha Vuçeviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit