Deputetja e Partisë Demokratikë, Albana Vokshi nga foltorja e Parlamentit ka akuzuar kryeministri Edi Rama se përdori gjuhën e tij poshtëruese ditën e djeshme për të hequr vëmendjen nga buxheti.
Gjithashtu Vokshi i ka bërë thirrje kryetares së kuvendit të ndalojë këtë gjuhë që përdoret në kuvend.
Ajo paralajmëroi se në formë proteste do të çohet nga parlamenti nëse Rama përdor sërish atë gjuhë. Sipas Rama është mallkim për shqiptaret dhe po shpopullon Shqipërinë.
Çdo deputet duhet që të ndahet nga kjo sjellje e dhunshme nga gjuha e kryeministrit.
I bëj thirrje kryetares së kuvendit që të marrë masa ndaj gjuhës së Ramës, është e pafalshme që Rama të lejohet të flasë kështu në këtë sallë.
Unë dhe çdo deputete duhet që të distancohemi dhe duhet që të dalim nga kjo sallë nëse Rama flet kështu me këtë gjuhë.
Ky është mallikimi që po largon të rinjtë nga ky vend. Vota ime kundër buxhetit është kundër.









