Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë dy deputetët, për të cilët pritet të merret masë disiplinore pasi thyen etikën në Kuvend.
Të dy deputetët janë paraqitur të dehur në seancë dhe ky dyshohet se ka qenë dhe shkaku i tejkalimit të normave etike.
Ata më pas kanë shpërthyer në seancë me ofendime dhe fyerje të rënda.
“Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit,” njoftimi i Kuvendit.