-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Duam normalizimin me Serbinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Paqes në Paris tha se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se dialogu mes dy vendeve “është dialog për statusin e marrëdhënieve, jo për statusin e Kosovës”.

Forumi i Paqes, që nisi të premten, grumbulloi në Paris liderë botërorë, përfshirë këtu ata të Kosovës: kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe homologët e tyre Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiq.

Para nisjes së këtij Forumi, Kurti u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku u tha se u diskutua për dinamizmin e dialogut Kosovë – Serbi, gjendjen në veri dhe planin franko-gjerman.

Në fjalimin e tij gjatë Forumit të Paqes, Kurti përsëriti qëndrimin se marrëveshja përfundimtare në këtë dialog duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Normalizimi nënkupton një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Nuk po them që në marrëveshje nuk do të ketë edhe shumë gjëra të tjera, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke”, tha ai./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit