-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Stuhia”, operacioni në Berat, policia: Kemi sekuestruar sasi droge marramendëse

Kryesoret

Në kuadër të mega operacionit anti-drogë  të organizuar në Dimal të Beratit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar.

Sipas policisë, u sekuestruan 700 arka me kanabis, 8 thasë me hashash  dhe janë arrestuar 11 persona.

NJOFTIMI I POLICISE

Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, policia, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

Në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.

Gjithashtu u sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh,  H. D dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,

• 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe

• 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit